Finalja e Superkupës me Arsenalin, Guardiola: Nuk jemi gati, por japim maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 15:45

Finalja e Superkupës me Arsenalin, Guardiola: Nuk jemi gati, por japim maksimumin

Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, zgjedh gjithnjë një ekip me rotacion masiv kur luan finalen e Superkupës së Anglisë.

guardiola

Dhe pasi i ofroi skuadrës pushime më të gjata këtë sezon pas fitores së tripletës, kjo përkthehet në një kohë të ngjeshur përgatitjeje me miqësore që numërohen me gishta.

Ata zakonisht nuk janë në formë, por Guardiola pranoi pasi mposhti Bajernin 2-1 se ka të ngjarë që të bëjë sërish rrotacion kundër Arsenalit në “Wembley”.

“Ne nuk jemi larg, por nuk jemi në kushtet tona më të mira. Ne do të luajmë finalen e Superkupës, duke mos qenë në formën tonë më të mirë. Kjo është normale. Por kemi një javë në Mançester për ta përgatitur atë finale”, tha Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"