Finalja e Ligës së Europës, Marash Kumbulla mesazh frymëzues skuadrës: Nuk do të jeni kurrë vetëm, fitoni për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 11:33

Finalja e Ligës së Europës, Marash Kumbulla mesazh frymëzues skuadrës: Nuk do të jeni kurrë vetëm, fitoni për të gjithë

Pasi festoi Ligën e Konferencës, për më shumë në Tiranë, për Marash Kumbullën ky fundsezoni ishte i pafat, si rrjedhojë e dëmtimit të pësuar dhe operimit, i cili do ta lërë jashtë për një periudhë shumë të gjatë (rikthimi parashikohet për në janar 2024).WhatsApp Image 2023-05-31 at 10.02.33

Gjithsesi, pasi skuadra dhe kapiteni Lorenco Pelegrini nuk harroi që të shpalosë bluzën e Marashit në festën e bërë në dhomat e zhveshjes, pas arritjes në finalen e Ligës së Europës, dje ishte radha e mbrojtësit të Kombëtares sonë, për të uruar dhe frymëzuar shokët e tij që do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë:

“Kurrë nuk do të jesh vetëm. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, ishte postimi i 23-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"