Filmonte koleget femra duke u zhveshur, arbitri italian rrezikon dënimin e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 22:59

Filmonte koleget femra duke u zhveshur, arbitri italian rrezikon dënimin e rëndë

Një ish-arbitër në Itali, që xhironte koleget e tij femra në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjeve apo stërvitjeve, është nën hetim pas denoncimit të paraqitur nga 5 femra dhe rrezikon edhe akuzën për dhunë seksuale. Ishte njëra nga vajzat ajo që kuptoi filmimet vjedhurazi, duke identifikuar përpjekjen e ish-arbitrit nga Kastejamare, nga celulari i ndezur në rubrikën e regjistrimit. Policia ka nisur tashmë hetimet.

arbitri filmon

Por nuk përfundon këtu, sepse gjatë hetimeve janë zbuluar edhe dëshmi nga viktima të tjera të ngacmimeve seksuale gjatë ndeshjeve ose transfertave në të cilat ish-arbitrit i besohej detyra për të shoqëruar koleget. Procesi sportiv ndaj të akuzuarit u finalizua me revokimin e licencës së arbitrimit, por vijon hetimi penal. Tani po hetohet për tu siguruar nëse videot e regjistruara janë dërguar ose jo në rrjet, pasi është sekuestruar telefoni i ish-arbitrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"