Fili fiton balotazhin me Bardhin për formacionin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 9:45

Fili fiton balotazhin me Bardhin për formacionin titullar

Menjëherë pas konferencës së djeshme, e cila u mbajt në orën 19:00, trajneri Sormani është vënë në krye të skuadrës së tij dhe ka zhvilluar stërvitjen e fundit në kuadër të takimit ndaj Krasnodarit. Tekniku u ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve të tij, ndërkohë që lajmet, të cilat vijnë nga Rusia bëjnë me dije se tekniku italian ka zgjidhur edhe dilemën e fundit në lidhje me formacionin.

Untitled-2

Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet ta nisë nga minuta e parë Fili, ndërsa Bardhi do të jetë në stol. Ndërsa në portë nga fillimi do të jetë kapiteni Hoxha dhe krahu i djathtë të mbrojtjes i është besuar Labinot Ibrahimit. Arapi me Krasniqin kanë “blinduar” qendrën, ndërsa Vila është përshtatur në të majtë në vend të Kalarit të skualifikuar.

Ramadani ashtu si në takimet e tjera do të jetë vendosur para mbrojtjes dhe para tij në qendër të mesfushës do të jenë Batha dhe Trashin. Në të djathtë Fili dhe në të majtë Torasa. I vetëm në kërkim të golit për Partizanin edhe në këtë ndeshje, trajneri Sormani do të vendosë Ekubanin, i cili ka një formë fizike të shkëlqyer dhe është i aftë që t’i hapë probleme mbrojtjeve rivale.

Gjithsesi loja e të kuqve do të bazohet më shumë në mesfushë, do të synohet që të shfrytëzohet kundërsulmi me anë të Ekubanit. Objektivi i Partizanit është të dalë me një rezultat pozitiv dhe Sormani ka kërkuar nga skuadra që të mos pësojë gol, duke qenë e kujdesshme në prapavijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"