FIFA eksperimenton në turne rregullat e pazakonta, ja si do të jetë futbolli i të ardhmes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2021 | 21:53

FIFA eksperimenton në turne rregullat e pazakonta, ja si do të jetë futbolli i të ardhmes

Futbolli i të ardhmes do të jetë shumë më ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar deri tani. FIFA po planifikon që të bëjë ndryshime drastike në formatin e lojës dhe disa për tyre i ka testuar në një turne U19, “Future of Football Cup” (Kupa e të ardhmes së futbollit), për të parë sa efektive janë para se të fillojë t’i testojë në turnetë e të rriturve.

cvcvcvcv

Sipas Tyc Sport, në këtë turne janë vënë në zbatim disa rregulla që janë të pazakonta sa i përket futbollit aktual, duke filluar nga minutazhi, pasi nuk luhej më 45 minuta në çdo pjesë loje por 30. Megjithatë, këto 30 minuta ishin lojë efektive e kronometruar, me kohën që ndalej sa herë ndërpritej ndeshja. Si rrjedhojë, janë testuar edhe zëvendësimet pa kufi, pasi me lojën efektive të kronometruar, ato nuk kishin ndikim direkt në ecurinë e sfidës.

Ndërkohë, një risi e veçantë ishte për goditjet nga këndi dhe rivëniet anësore, pasi tashmë të dyja kryheshin me këmbë dhe i jepej mundësia lojtarit që të vazhdonte lojën vetë pa pasur nevojën që t’ia pasonte një prej shokëve të tij.

Po ashtu, në këtë aktivitet janë eksperimentuar edhe kartonët e verdhë që sillnin përjashtimin “me kohë”. Kush merrte karton të verdhë ishte i detyruar të linte fushën e lojës për 5 minuta. Të gjitha shiheshin si teste të rëndësishme për FIFA-n e cila që kur drejtimin e e saj e ka marrë Infantino, ka vendosur që të provojë të ndryshojë rregulloret e lojës duke synuar që ta bëjë më tërheqëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"