Festival golash dhe përmbysje në Lushnja-Vora, Magani: Fitore e vështirë, të mos përsërisim vitin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 9:55

Festival golash dhe përmbysje në Lushnja-Vora, Magani: Fitore e vështirë, të mos përsërisim vitin e kaluar

Gugash Magani, trajneri i Lushnjës, pas ndeshjes për “Panorama Sport” tha se fitorja me Vorën ishte e rëndësishme, por verdhejeshilët i presin sfida të vështira në vazhdim.

magani

“Mund të them, që ishte një fitore e vështirë sepse skuadra e filloi me 0- 2. Ne kishim disavantazh presionin e pikëve. Ndërsa Vora ishte shumë e lirshme dhe na ndëshkoi shumë shpejtë. Një gol me penallti për gabimin tonë dhe një rast tjetër për moment jo qetësie në mbrojtjen tonë. E vetmja gjë që pashë te skuadra ishte që gjeti forca dhe fituam ndeshjen. Jam shumë i pakënaqur me disa nga lojtarët. Megjithatë, fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne, duke ditur si po shkojnë edhe ngjarjet, sepse në këto ndeshje të fundit ka shumë presion pikësh.

Ne kishim si objektiv kryesor ‘play off’-in. Jemi prapë në garë për të, por unë nuk e kam fare mendjen te ‘play off’-i, por të mos rrëshqasim poshtë. Të mos na ndodhin situata si vitin e kaluar. Mos të harrojmë që pas kësaj ndeshje kemi dy finale. Kemi një ndeshje në Elbasan që me meritë kryeson kampionatin, dhe më pas me Bylisin që po bën një kampionat shumë të mirë. Shkalla e vështirësisë është shumë e lartë, kështu që do të përgatitemi të paktën të bëjmë një lojë dinjitoze, pse jo të marrim edhe rezultat pozitiv”, deklaroi pas ndeshjes tekniku peqinas i lushnjarëve, Gugash Magani.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"