Festimi islandez dhe fanellat e Zvicrës, ja momentet më pikante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 17:53

Festimi islandez dhe fanellat e Zvicrës, ja momentet më pikante

Për shqiptarët, ky Europian do të mbahet mend gjatë sepse ishte i pari dhe në të u arrit madje edhe 1 fitore historike. Por, në këtë kompeticion ndodhën shumë gjëra të tjera shumë interesante.

dt.common.streams.StreamServerGazeta spanjolle “Marca” rendit disa prej tyre.

Festimi i Islandës- Tashmë është bërë modë. Festa e skuadrës islandeze bashkë me tifozërinë do të përdoret shumë gjatë sezonit të ardhshëm të futbollit. Franca e kopjoi pasi eliminoi Gjermaninë, por meritat duhet t’i shkojnë Islandës.

Betejat e huliganëve- Në javët e para të Europianit pati përplasje mes shumë tifozëve. Rusët ishin ata që krijuan problematikë të madhe në Marsejë, por me kalimin e javëve gjithçka u qetësua, edhe për faktin se Rusia u largua.

Penalltitë Zaza-Pele- Eliminimi i Italisë nga Gjermania është një fakt që duhet mbajtur mend sepse ndodhte për herë të parë në histori, por vëmendja më e madhe u përqendrua te goditjet amatore të Zazës dhe Pelesë. Videot e tyre janë duke bërë xhiron e botës.

Fundi i Spanjës- Spanja u largua nga ky kompeticion me shije të hidhur, pasi iu nënshtrua forcës së Italisë. Ish-kampionët e Europës e dorëzuan fronin shumë shpejt.

Veprimet e Lëv- Tani është në histori jo vetëm si trajneri që ka fituar Kupën e Botës, por edhe si trajneri që bënte veprime të shëmtuara dhe aspak të hijshme në pankinë.

Dëmtimi i Ronaldos- Portugezi nuk luajti një finale prej protagonisti sepse u detyrua të largohej nga fusha e lojës pas 25 minutash. Ankthi dhe frika që përjetuan portugezët në ato momente ishte e papërshkrueshme. Në fund gjithçka u shndërrua në festë.

Golashënuesi i mërzitur – Antuan Grizman u shpall golashënues i këtij kompeticioni, por për fat të keq nuk triumfoi në finale.

Granit Xhaka me fanellen e grisur te Zvicra

Granit Xhaka me fanellen e grisur te Zvicra

Fanellat e Zvicrës- Në një ndeshje u grisën 5 të tilla. Shaqiri tha se kompania do të bënte mirë të mos prodhonte prezervativë.

Tutat e Kiralisë- Veterani i Hungarisë nuk ndryshoi as në Europian. Ai qëndroi besnik i veshjes me të cilën kishte luajtur gjithë karrierën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"