Festë e çmendur pas fitores, Xhaka: E dëgjoni, më është ngjirur zëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 9:08

Festë e çmendur pas fitores, Xhaka: E dëgjoni, më është ngjirur zëri…

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat helvete në përfundim të takimit të fituar ndaj Serbisë.

xhakareuters-1167963-1670015743

Mediat e këtij vendi e kanë ngacmuar Xhakën për përplasjet me serbët dhe gjestet e tij, por kapiteni e ka kaluar me mjaft diplomaci.

Për mikrofonat e televizionit zviceran “SFR”, Xhaka ka thënë: “E dëgjoni besoj zërin tim, sa i ngjirur jam. Mos harroni ishte një ndeshje me shumë emocione brenda. Kjo është pjesë e futbollit, emocionet, tensionet. Por në tërësi ishte një ndeshje fair ndërmjet të dyja skuadrave. Unë jam krenar për veten dhe për shokët e ekipit”, ka thënë mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"