Ferhan Hasani projektohet titullar, Partizani bën rrotacion në sulm ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 8:23

Ferhan Hasani projektohet titullar, Partizani bën rrotacion në sulm ndaj Bylisit

Sfida kundër Bylisit është shumë e rëndësishme për skuadrën e Partizanit. Jo se është ndonjë sfidë me rival për kreun, por për shkak të ecurisë që kanë pasur “demat e kuq” në 7 sfidat e fundit, ku kanë regjistruar vetëm një fitore, atë në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës.

PARTIZANI

Partizani synon të fitojë medoemos sfidën përballë ballshiotëve, jo vetëm për faktin se rikthehet te fitorja, por mund ta mbyllë fazën e tretë me një sukses. Kur kanë mbetur 10 ndeshje nga fundi i kampionatit, Daja dhe të besuarit e tij nuk kanë më kohë për të humbur. Në këtë vrull final dhe me mungesën e golave së fundmi, Daja pritet të bëjë rrotacion në sulm.

Ferhan Hasani merr rolin e sulmuesit të majtë, duke ulur në stol Melon, ndërsa Çinari dhe Zhunior, janë në balotazh për një vend në majë të sulmit. Jasir Asani do të mbajë rolin e tij si sulmues i djathtë.

0FC64D88-2929-45CE-8144-28C947457255

Për këtë ndeshje ndaj Bylisit, Daja i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, duke mos pasur asnjë dëmtim, por edhe asnjë pezullim. Të vetmit futbollistë që janë në kuotën e tre kartonëve, janë Jurgen Bardhi, Egzon Belica dhe Esat Mala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"