Fati i stadiumit të Kamzës, flet kryebashkiaku Suli: Nuk kemi marrë vendim për ta shembur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 20:59

Fati i stadiumit të Kamzës, flet kryebashkiaku Suli: Nuk kemi marrë vendim për ta shembur

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli deklaroi se nuk është në plan të parë shembja e stadiumit të Kamzës, siç është paralajmëruar prej disa ditësh.
20190731163627_art
Megjithatë, kryebashkiaku i Kamzës shtoi se stadiumi në fjalë nuk i plotëson kushtet e domosdoshme dhe do të rishikohet më tej mundësia e ndërtimit të një impianti të ri me ndihmën e FSHF-së.

“Që të jemi të qartë, deri tani që flasim, nuk kemi pasur asnjë ide për marrjen e një vendimi për prishjen e stadiumi të Kamzës. Dihet që Kamza nuk e vazhdon aktivitetin. Ne mund të gjejmë ambient tjetër për të ndërtuar stadium tjetër, me të gjithë parametrat që duhet. Gjithsesi, për të vajtur te kjo pjesë, së pari ka një faturë ekonomike.

KAMZA

Duhet edhe një projekt, pastaj duhet bërë dëgjesë publike me qytetarët. Unë jam kryetar bashkie, nuk jam pronar. Sa i takon investimeve të mëdha që bëhen në territorin e Bashkisë Kamzë, do vendoset me dëgjesa publike, pa shkuar në Këshill Bashkiak. Kjo jo vetëm për stadiumin.

Nëse do kemi mundësi, kur të gjendet prona dhe paratë, atëherë mund të flasim. Normal me një stadium me parametrat e duhur, pasi sot që flasim stadiumi nuk është se ka kushtet e domosdoshme për të bërë aktivitetet. Do merremi edhe me skuadrën.

Jo vetëm do kërkojmë mbështetjen e Federatës, por edhe një ide, mbi parametrat, kushtet, nëse do të vendoset për një stadium tjetër. Ata kane specialistë që kanë ide më të qarta. Federata është në plan të parë, nëse vendosim zhvendosjen e këtij stadiumi nga qendra e Kamzës”, u shpreh për “ABC News” kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"