Fabrika e talenteve godet përsëri, Borusia firmos me xhevahirin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 23:33

Fabrika e talenteve godet përsëri, Borusia firmos me xhevahirin e radhës

Borusia Dortmund ka fituar ne dekadën e fundit një reputacion si klubi i cili zbulon dhe promovon talente të jashtëzakonshëm. Historia e “kanarinave” në vitet e fundit e tregon më së miri këtë e tashmë edhe vetë futbollistët e rinj e zgjedhin atë para klubeve të tjera.

filipo mane

Sot, klubi gjerman ka bërë një tjetër goditje duke firmosur me një futbollist i cili shihet me shumë të ardhme. Qendërmbrojtësi 16-vjeçar italian, Filipo Mane, ka zgjedhur t’i bashkohet këtij klubi, i tunduar nga mundësia për t’u kthyer në yllin e radhës që del nga radhët e tij.

Në Itali kanë mbetur paksa të çuditur në fakt nga shpejtësia me të cilën Borusia ka siguruar lojtarin, i cili kishte rënë në sy te ekipi U19 i Sampdorias dhe ndiqej nga klubet e mëdha në vend. Por drejtori sportiv i Borusias, Zork, nuk është menduar dy herë dhe ka zgjedhur të firmosë shpejt me djaloshin, duke i siguruar “koleksionit” të tij një emër për të cilin duket se do të ketë një të ardhme të sigurt përpara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"