Europiani i të rinjve, eliminohet Sokoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2014 | 14:20

Europiani i të rinjve, eliminohet Sokoli

Mario SokoliAventura e boksierit shqiptar, Mario Sokoli, në kampionatin europian të të rinjve që po mbahet në Anapa të Rusisë, është mbyllur në raundin e parë. Në duelin e peshës 70 kg shqiptari u ngjit me serbin Milosh Paviçiç dhe e mbylli në disfavor me rezultatin 3-0. Tre gjyqtarët e ndeshjes, suedezi Per Sonerbi, bjellorusi Viakaslau Tsitou dhe irlandezi Xhejms MekKerron e vlerësuan me të njëjtin rezultat 30-27. Ndërsa pak ditë më parë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, priti Jurgen Uldedajn dhe Rexhildo Zeneli, pjesëmarrës në Europianin e Zagrebit. Në peshën 81 kg Uldedaj u ngjit në podium duke marrë medaljen e bronztë. Kreu i KOKSH- it i dhuroi boksierit Uldedaj një pllakat mirënjohjeje për rezultatet e arritura në këtë kompeticion ndërkombëtar. Sipas Bezhanit, KOKSH-i ka nisur përpjekjet për t’u mundësuar këtyre sportistëve trajnime në një qendër stërvitore jashtë Shqipërisë me kushte të nivelit të lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"