Europiani i Qipros, ja kandidatët kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2014 | 12:26

Europiani i Qipros, ja kandidatët kuqezi

Peshengritje.kpgNga 20-29 nëntor do të mbahet në Limasol të Qipros kampionati europian i peshëngritjes për të rinj dhe U-23. Në Federatën Europiane (EWF), Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka dorëzuar paraprakisht 6 emra, por që zyrtarisht deklarohet për gazetën se jo të gjithë do të udhëtojnë drejt Qipros. Në listën e pjesëmarrjes janë konfirmuar këta kandidatë: Emanuel Lushi (pesha 62 kg) për të rinj; Alban Hoxha (pesha 69 kg) për të rinj; Sopot Sula (pesha 94 kg) për të rinj; Hysen Pulaku (pesha 77 kg) për kategorinë U-23; Daniel Godelli (pesha 77 kg) për kategorinë U-23 dhe peshëngritësi Krenar Shorja (pesha 85 kg) po për kategorinë U-23. Ndërkohë në listën e publikuar në faqen zyrtare të EWF-së ka konfirmuar pjesëmarrjen me një peshëngritës edhe Federata Kosovare. Kështu, sportisti do të jetë Arbnor Krasniqi, i cili do të konkurrojë në kategorinë e të rinjve në peshën 69 kg. Pritshmëritë për tanët janë për medalje, gjithashtu edhe për ndonjë rekord të mundshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"