E. League / Interi pëson disfatë, Ibra i siguron fitoren Mançesterit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2016 | 20:55

E. League / Interi pëson disfatë, Ibra i siguron fitoren Mançesterit (Video)

Sot u luajtën ndeshjet e dyta në grupe të Ligës së Europës, një aktivitet i cili në këtë edicion regjistron praninë e shumë emrave të njohur si Inter, Roma apo Mançester Junajtid, pa harruar këtu skuadrat e futbollistëve shqiptarë të cilët po aktivizohen rregullisht në këtë turne

europaleague

Në ndeshjet e darkës, dy ekipet kryesore në garë, Roma dhe Mançester Junajtid nuk kanë zhgënjyer. Italianët kanë fituar me shifrat e thella 4-0 ndaj rumunëve të Astra, ndërsa anglezët, edhe pse kanë vuajtur pak për të gjetur rrugën e rrjetës ndaj ukrainasve të Zorias, kanë zgjidhur gjithçka me Zlatan Ibrahimoviç.

38EEE11F00000578-3814356-image-a-87_1475181251503

Ndërkohë, Viktoria Plzen e Ergys Kaçes ka siguruar një tjetër pikë pas barazimit 0-0 në fushën e Austrisë së Vjenës. Mesfushori shqiptar ishte titullar dhe u largua nga fusha e lojës vetëm në minutën e 91, ndërsa 3 minuta më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Në ndeshjet e luajtura në orën 19:00 bie në sy disfata në transfertë e Interit të Frenk De Bur. Edhe pse zikaltërit nuk kanë fshehur pretendimet për fitoren e këtij turneu, ata kanë bërë disa gabime të pafalshme në prapavijë gjatë ndeshjes, të ndëshkuar dy herë nga Kadlec në pjesën e parë dhe Holek në të dytën. Goli i Palacios u duk se rihapi ndeshjen, por kartoni i kuq i Ranokias në minutën e 75 vulosi humbjen në transfertë të ekipit italian pasi vetëm një minutë më vonë Interi pësoi edhe golin e tretë të rezultatit përfundimtar 3-1.

Ndërkaq, i mundur nga fusha e lojës ka dalë edhe Agolli me Karabak, pas disfatës me shifrat e thella 5-1 në Itali përballë Fiorentinës. Humbje ka pësuar edhe Koniaspor i Mehës dhe Salzburg i Valon Berishës.

I fituar është larguar nga ndeshja e sotme Burim Kukeli, pasi Zyrihu ka mundur 2-1 Osmanlisporin, në një ndeshje të cilën Armando Sadiku e ndoqi nga tribuna meqë ishte i dëmtuar.

Grupi A

Fenerbahçe-Fejenord 1-0

18′ Emenike

Mançester Junajtid-Zoria 1-0

69′ Ibrahimoviç

Grupi B

Olimpiakos-APOEL 0-1

10′ Soteriu

Astana-Jang Bois 0-0

Grupi C

St. Etien-Anderleht 1-1

90’+5′ Ru / 61′ (p) Tielemans

Kabala-Mainz 2-3

57’ (p) Quarbanov, 62’ Zenjov / 41’ Muto, 68’ Kordoba, 78′ Oztunali

Grupi D

Zenit-AZ Alkmar 5-0

26′, 59′ Kokorin, 48′ Xhiuliano, 66′ (p) Krishito, 81′ Shatov

Dundalk-Makabi Tel Aviv 1-0

73′ Kildaf

Grupi E

Austria Vjenë-Viktoria Plzen 0-0

Roma-Astra Giurgiu 4-0

15′ Strotman, 45′ Fazio, 47′ (ag) Fabricio, 55′ Salah

Grupi F

Atletik Bilbao-Rapid Vjenë 1-0

59′ Benat

Genk-Sasuolo 3-1

8′ Karelis, 25′ Beili, 61′ Susiç / 65′ Politano

Grupi G

Ajaks-Standard Liezh 1-0

29′ Dolberg

Selta Vigo-Panathinaikos 2-0

84′ Guideti, 89′ Uas

Grupi H

Gent-Koniaspor 2-0

17′ Saief, 33′ Neto

Shakhtar Donjeck-Sporting Braga 2-0

5′ Stepanenko, 56′ Kovalenko

Grupi I

Shalke-Salcburg 3-1

15′ Goretzka, 48′ (ag) Caleta-Car, 58′ Houedes / 72′ Soriano

Krasnodar-Nicë 5-2

23′ Smolov, 34′, 64′ (p) Zhoaozinjo, 86′, 90’+3′ Ari / 42′ Baloteli, 71′ Ciprien

Grupi J

Fiorentina-Karabak 5-1

39′, 45’+2′ Babakar, 43′ Kaliniç, 63′, 78′ Zarate / 90’+2′ Ndlovu

Slovan Liberec-PAOK 1-2

1′ Komliçenko / 10′ (p), 82′ Athanasiadis

Grupi K

Sparta Pragë-Inter 3-1

7′, 25′ Kadlec, 76′ Holek / 71′ Palacio

Hapoel Be’er Sheva-Sauthempton 0-0

Grupi L

Zyrih-Osmanlispor 2-1

45’+1′ Shonbahler, 81′ Çausheviç / 74′ Maher

Steaua Bukuresht-Vijareal 1-1

20′ Muniru / 10′ Borre

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"