Europa League është një objektiv për Milanin dhe Romën, dy ekipet italiane shihen favoritë në ndeshjet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 9:00

Europa League është një objektiv për Milanin dhe Romën, dy ekipet italiane shihen favoritë në ndeshjet e sotme

Dëshira për të siguruar një kupë nuk u vu kurrë në dyshim dhe për t’iu përgjigjur kushërinjve të tyre Inter, tani gjithnjë e më të sigurt për të vënë yllin e dytë në fanellë. Këto janë dy arsyet që shtyjnë Milanin të sfidojë Slavia Pragë në “San Siro” mbrëmjen e sotme për çerekfinalet e Europa League.

europa league

Çekët, në letër inferiorë, po vënë bast gjithçka për fizikun dhe shpejtësinë. Roma, e cila fitoi në “Olimpico” në fazën e grupeve, por humbi në Çeki, e di mirë këtë. Nuk ka dyshime se sa e vështirë do të jetë ndeshja jashtë fushe, prandaj është më mirë për Milanin të arrijë atje me një avantazh të përshtatshëm.

Milani do të përpiqet (në orën 21:00) me përvojën e Giroud dhe klasës së Leao dhe Reijnders për të marrë një fitore të pastër. Për holandezin, megjithatë, rikthimi nga minuta e 1 përkrah Adlit është tashmë gjithnjë e më thelbësor.

Ndërsa duke folur për Romën: përplasja De Rossi-De Zerbi që zhvillohet në orën 18:45 është padyshim më interesante. Verdhekuqtë, aktualisht në rritje, duan të përfitojnë nga momenti i skuadrës angleze, e goditur nga shumë dëmtime (dhe si pasojë kanë ardhur humbjet në shtëpi).

Dybala, në Romë, nën drejtimin e De Rossit, është rritur më tej. Për momentin, pra, është më mirë të lëmë mënjanë sirenat spanjolle (të Barcelonës): objektivi është të shkojë sërish në fund, duke kapërcyer një super trajner si De Zerbi, që sonte do të duhet të bëjë pa të dëmtuarin Mitoma dhe me Ansu Fatin fillimisht në pankinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"