EURO 2024/ “Play off”-i nga Liga e Kombeve, Shqipërisë i duhet mrekulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2022 | 20:38

EURO 2024/ “Play off”-i nga Liga e Kombeve, Shqipërisë i duhet mrekulli

Kombëtarja shqiptare mësoi pardje, nga shorti i hedhur në Frankfurt të Gjermanisë, kundërshtarët në Grupin E të kualifikueseve të Europianit 2024. Përfaqësuesja shqiptare do të jetë në garë në grup me ekipet e Polonisë, Çekisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Shorti ndau 53 vende në shtatë grupe me pesë skuadra dhe tri grupe me gjashtë. Rusia, e përjashtuar nga garat e UEFA-s për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk do të marrë pjesë në kualifikuese.

285501487_4978730268892829_7646595569086487319_n-671x450

Dy skuadrat më të mira nga secili grup do të kalojnë në Kampionatin Europian, ndërkohë Gjermania ka një vend të garantuar automatikisht për shkak se është vendi organizator. Për tri vendet e mbetura në turne, 12 kombet që dështojnë në kualifikuesen klasike do të takohen në “play off” sipas renditjes së tyre në Ligën e Kombeve. Në këtë renditje, e cila tregohet në tabelën anësore, Shqipëria renditet në vendin e 27-të, pasi edicioni nuk ishte brenda pritshmërive. Kështu shanset për të kapur “play off”-in nga Liga e Kombeve janë shumë të vështira, por jo të pamundura.

Nëse do të flasim për zhvendosjen dhe hapjen e vendit të atyre ekipeve që do të kualifikohen nga shorti i “Euro 2024” sërish duhet një mrekulli për Shqipërinë. Sikur 16 ekipet e para të renditura sipas performancës në Ligën e Kombeve të zënë vendin e parë dhe të dytë nga kualifikueset e Europianit, atëherë vendet do të zhvendoseshin dhe “play off”-i do të zbriste në Ligën B, aty ku nga 12 ekipet që do të përcaktohen do të përfitonte edhe Shqipëria.

RENDITJA E PERGJITHSHME

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"