“Euro 2016” lë për të dëshiruar në ekzekutimin e goditjes së këndit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2016 | 18:28

“Euro 2016” lë për të dëshiruar në ekzekutimin e goditjes së këndit

Europiani ka dhuruar dramë dhe spektakël, por nuk ka ofruar shumë në modelin e ekzekutimit të goditjeve të këndit. Anglia në veçanti nuk i ka shfrytëzuar siç duhet ato dhe prova janë 26 kornet që kanë shkuar në favor të tyre. Për të gjetur shpjegimin perfekt, “SportsMail” ka folur me doktorin e shkencave Ken Brei (Universiteti i Bethit), i cili është i specializuar në dinamikën e lëvizjes së topit.

Kornet

Analiza

Një goditje këndi spektakolare është ajo që ulet sapo kalon pikën e penalltisë, sepse s’i lejon portierit të dalë dhe shmang zonën ku lojtarët janë më dendur. Luaje shkurt Goditjet e këndit të ekzekutuara shkurt janë gjithnjë opsioni më i mirë kur është e mundur. Duke ekzekutuar një korne konvencionale, mund të dorëzosh topin, ndërsa një korne e shkurtër është si një aksion në fundore dhe i lejon sulmuesit të fitojë kohë të pozicionohet në zonë, duke i dhënë një shans më të mirë për të kërcënuar portën.

Trajektorja

Goditjet e këndit që vijnë nga brenda janë më kërcënuese se ato që vijnë nga jashtë, sepse ulen në zonë. Edhe kur goditja e këndit ekzekutohet më fort, ajo është e predispozuar të ulet në zonë, ndërsa një korne e fortë me tendencë nga jashtë, është e destinuar të dalë jashtë zone.

Kurrë pranë shtyllës

Është një shpërdorim nëse e ekzekuton atë në shtyllën e parë (zona C në foto). Kjo lloj korne kërkon një lojtar që ta devijojë me kokë drejt qendrës, gjë që është shumë e vështirë të koordinohet. Zona B është optimalja, sepse pasqyra e portës është më e madhe për një goditje me kokë. Ndërsa zona A është një opsion i mirë kur topi mund të rikthehet me kokë në qendër të zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"