“Është shumë e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë në janar”, Shehi: Ideale janë vetëm… huazimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 22:39

“Është shumë e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë në janar”, Shehi: Ideale janë vetëm… huazimet

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli në lidhje me lëvizjet që kanë bërë klubet e Superiores në merkaton e janarit, duke u shprehur:

bandicam 2020-01-19 22-08-45-067

“Klubet në janar nuk mund të gjejnë lojtar cilësor. Ndonjë klub i mirë, mund ta bëjë ndonjë sforco ekonomike për të gjetur 1-2 lojtarë të mirë. Në këtë periudhë merkato nuk gjen element cilësor. Vetëm me ndonjë huazim mund të jesh i vlefshëm. Partizani, Kukësi, Tirana, Teuta, Laçi nuk kanë probleme financiare. Ndoshta nuk kanë gjetur futbollistët e duhur. Është shumë vështirë të gjendet lojtar në janar. Ideale janë vetëm huazimet.

Erdhi agjenti i Sormanil, bisedoi me presidentin e Partizanit, ranë dakord dhe më pas erdhi trajneri. Kështu duhet të funksionojë edhe tek ne”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"