Është ende pa skuadër, Alegri pëlqehet nga klubi i madh i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 14:13

Është ende pa skuadër, Alegri pëlqehet nga klubi i madh i Premier Ligës

Ish-trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri i cili aktualisht ndodhet pa skuadër, është vendosur në majën e listës së preferencave të bosit të Çelsit, Roman Abramoviç.

Alegri55

Tekniku livornez është i parapëlqyeri i manjatit rus për pankinën e bluve të Londrës pasi Frenk Lampard nuk po bind me rezultatet e tij.

Sipas asaj që shkruan “Sport BILD”, nëse nuk arrihet tek Alegri, ekipi nga “Stamford Bridge”, ka në listë dhe trajnerë të tjerë si, Tomas Tuhel, Brendan Roxhers, Ralf Hasenhutëll dhe Julian Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"