“Është e turpshme, nuk ka çështje Kamberi”/ Sulmuesi shqiptar aktivizohet titullar me Aberdinin dhe nxjerr “blof”… Rejën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 23:55

“Është e turpshme, nuk ka çështje Kamberi”/ Sulmuesi shqiptar aktivizohet titullar me Aberdinin dhe nxjerr “blof”… Rejën

Florian Kamberi, nuk mundi të debutonte as në ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022”. “Panorama Sport”, zbuloi ekskluzivisht se pati një hatërmbetje nga ana e sulmuesit, disa minuta para sfidës ndaj Anglisë.

KAMBERI

Vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes, në formacionin që trajneri kishte zgjedhur për t’u përballur kundër Anglisë, bënte pjesë edhe Kamberi.

Pak minuta përpara fillimit, italiani 75-vjeçar vendosi që nga tabela në dhomat e zhveshjes të fshinte Dokën dhe Kamberin për të aktivizuar Memollën dhe Cikalleshin. Nisur nga kjo situatë, Florian Kamberi ka pretenduar më vonë se ndien shqetësime në këmbë dhe nuk mund të luante. Edhe në njoftimin zyrtar të FSHF-së u bë e ditur se Kamberi u largua nga grumbullimi, për shkak të një dëmtimi.

Por, a është dëmtim apo zemërim i Florian Kamberit, i cili ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Shqipërinë? I pyetur rreth kësaj çështje, Reja e cilësoi si të turpshme pretendimin e ngritur, teksa mohoi kategorikisht ekzistencën e një çështje “Kamberi”.

edi reja

“Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi.

Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë. Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situata të pavërteta”, u shpreh Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me San Marino.

Italiani duket se ka dalë “blof” së fundmi pasi sulmuesi 26-vjeçar është aktivizuar si titullar me skuadrën e tij Aberdin, në ndeshjen e Kupës, duke lënë të kuptohet, se nuk kishim të bënim me një dëmtim, por zemërim. Një tjetër fakt që konfirmon zemërimin e Kamberit, është fshirja e të gjitha fotove me fanellën e Kombëtares shqiptare në faqen zyrtare në “Instagram”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Është zemëruar që nuk debutoi, Kamberi braktis Kombëtaren. Zbulohen prapaskenat para ndeshjes me Anglinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"