“Është e lehtë të luash për Pirlon”, Kulusevski: Ja çfarë më tha Ronaldo kur ndeshja ishte 2-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 23:56

“Është e lehtë të luash për Pirlon”, Kulusevski: Ja çfarë më tha Ronaldo kur ndeshja ishte 2-0

Lojtari i ri i Juventusit Dejan Kulusevski shprehu fjalët më të mira për trajnerin e kampionëve të Italisë Andrea Pirlo.

EiYYCowWAAQxBgD
Pasi fitores 3-0 ndaj Sampdorias, ku ai shënoi golin e parë, futbollisti suedez vlerësoi Pirlon për besimin që tregon ndaj lojtarëve. Ndër të tjera, Kulusevski tregoi se kur Juventusi kryesonte me rezultatin 2-0, Kristiano Ronaldo e udhëzonte për të sulmuar më shumë në mënyrë që të shënonin akoma.

“Debutimi me Juventusin – Ishte një mbrëmje fantastike. Nuk ishte e thjeshtë, por morëm 3 pikë dhe fituam 3-0 dhe jam i kënaqur që shënova në debutim.

Pirlo – Ai është shumë i qetë, beson te lojtarët dhe u jep shumë besim. Është e lehtë të luash për të. Ai më lejon që të luajë dhe në këtë mënyrë mund të argëtohemi.

Kristiano Ronaldo – Jam me fat që e kam shok skuadre, është fantastik. Kur rezultati ishte 2-0, ai vazhdonte të më thoshte se duhej të sulmoja akoma. Ai dëshironte të shënonim prapë, është vërtetë i uritur”, përfundoi futbollisti Dejan Kulusevski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"