Erzeni në kaos, shijakasit rrezikojnë pjesëmarrjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 12:31

Erzeni në kaos, shijakasit rrezikojnë pjesëmarrjen në Superiore

Klubi i Erzenit po kalon në një kaos total. Shijakasit nuk kanë nisur ende me fazën përgatitore dhe tashmë rrezikohet vërtet pjesëmarrja në Superiore.

ERZENI

Klubi ndodhet prapa me çdo gjë ende nuk është kryer asnjë stërvitje e mirëfilltë.

Pritej të zgjidhej çështja e stadiumit, por edhe mbledhja e sotme është shtyrë për një datë të papërcaktuar.

Deklarata e parë e Këshillit Bashkiak Shijak:

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Shijak do të organizojë konsultim me publikun “Për dhënien në përdorim apo me qira të stadiumit ‘Tofik Jashari’ shoqatës së futbollit Erzeni”, me datë 08 Korrik 2022, ora 18:00, në sallën e Këshillit Bashkiak (Njësia administrative Xhafzotaj kati 3).

Ftojmë të gjithë banorët, bizneset, shoqërinë civile, media, grupet e interesit të bëhen pjesë e këtij diskutimi.

Faleminderit!

 

Deklarata e dytë e Këshillit Bashkiak Shijak:

292127160_611056103686027_5281173058832930004_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"