Erzeni kryen goditjen e bujshme në merkato, afron sulmuesin që fitoi Serinë A me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 15:41

Erzeni kryen goditjen e bujshme në merkato, afron sulmuesin që fitoi Serinë A me Juventusin

Erzeni ka kryer një goditje të bujshme në sulm, duke afruar ish-sulmuesin që ka dalë nga akademia e Juventusit, Junes Bnou Marzuk.

bnou marzuk

27-vjeçari maroken e mbylli me skuadrën e Rapidit në Rumani dhe prej 6 muajsh ka qenë një lojtar i lirë.

Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje, Marzuk numëron një titull kampion në Serinë A me Juventusin në sezonin 2013-14, i njëjti sezon ku ai fitoi Superkupën e Primaverës.

Marzuk do të bashkohet kështu me shijakasit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Deliallisi menjëherë.

798798798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"