Erzeni është “makthi” i bardhebluve, Tirana kërkon revansh pas dy humbjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 9:05

Erzeni është “makthi” i bardhebluve, Tirana kërkon revansh pas dy humbjeve

Ekipi i Erzenit, këtë sezon është skuadra që e ka bërë ekipin bardheblu për “ujë të ftohtë”.

tirana

Për statistikë, Tirana në dy takimet që ka luajtur me Erzenin është mundur dy herë. Një situatë e sikletshme për bardheblutë. Në këto kushte, Tiranës i duhet që të fitojë me Erzenin. Në 14 takime sezonet e fundit, Tirana ka triumfuar në 11 ndeshje, ndërsa tri të tjera janë mbyllur me fitoren e Erzenit.

Skuadrat nuk kanë dalë asnjëherë barazim. Për t’u shënuar janë edhe 28 golat e Tiranës dhe nëntë të Erzenit. Të shohim nëse Tirana do t’ia dalë dhe të fitojë në takimin me Erzenin. Në sezonin e fundit, skuadra ka shkuar në derbi me humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"