Errësira ndryshon axhendën, skuadrës së Kategorisë së Parë i “arratiset” portieri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 20:05

Errësira ndryshon axhendën, skuadrës së Kategorisë së Parë i “arratiset” portieri

Ishte parashikuar që të niste në 14:00 si ndeshje, por axhenda ka ndryshuar. Tërbuni-Besa do të startojë në 13:00 ditën e shtunë, pra një orë më herët. Gjithçka vjen si pasojë e ndërrimit të orës dhe faktit që në qytetin e Pukës dielli perëndon më herët.

BRAJAN MARKU

Kur dihet që stadiumi “Ismail Xhemali” nuk ka ndriçim dhe as projektorë, në klub janë të detyruar që të evitojnë terrin. Pas kërkesës së bërë në FSHF, kanë tërhequr me 60 minuta takimin e javës së 9-të. Sakaq, nga pukjanët kanë nisur largimet. Edhe pse të parakohshme dhe mbi të gjitha pa leje.

Prej ditësh nuk është shfaqur në stërvitje Brajan Marku. Portieri i dytë i skuadrës nuk duket prej gati 3 javësh dhe shqetësimin e ka ngritur vetë përgatitësi i portierëve. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport” Besnik Malaj tregon se çfarë ka ardhur. Ai ka paqartësitë e tij për këtë çështje, por qartëson se lojtari nuk e ka marrë mundimin që t’i lajmërojë. “U bën tri javë që nuk ka ardhur në stërvitje. Brajan Marku ishte portieri ynë i dytë. Nuk e dimë arsyen, pasi nuk na ka lajmëruar. Është larguar me dëshirën e tij”, u shpreh Malaj.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"