Ernest Muçi nuk i mjafton, Beshiktash vendos ultimatum për fundin e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 23:22

Ernest Muçi nuk i mjafton, Beshiktash vendos ultimatum për fundin e sezonit

Klubi I Beshiktash ka qenë ndër më aktivët në merkaton e verës dhe të dimrit, duke afruar shumë emra të njohur në Stamboll dhe duke bërë një lëvizje të rëndësishme në minutat e fundit pasi bleu Ernest Muçin. Por edhe kjo duket se nuk i mjafton klubit bardhezi.

muci rashica

Sipas mediave turke, Fernando Snatos, ai që insistoi për të afruar sulmuesin shqiptar nga Legia, tanimë rrezikon seriozisht vendin e punës, pasi nuk duket në gjendje që të drejtojë ekipin drejt objektivave prestigjiozë. Vetëm 14 pikë në 11 ndeshje dhe vendi i katërt në kampionat, janë shumë pak për këtë klub i cili pritej të rivalizonte me Gallatasarajin dhe Fenerbahçen.

Humbja në shtëpi ndaj Antaljaspor ka vendosur teknikun portugez në epiqendër të kritikave, me këtë të fundit që u pyet direkt nga gazetarët nëse mendonte të jepte dorëheqjen. Por edhe pse ai bëri të qartë se nuk do të largohej nga posti i tij, kaq i sigurt nuk duket presidenti i klubit, Hasan Arat. “Fanatik” bën të ditur se ky i fundit, ka lënë të kuptohet se nëse Beshiktashi nuk del në vend të tretë në kampionat dhe fiton Kupën e Turqisë. atëherë trajneri portugez duhet të bëhet gati të gjejë një sistemim të ri, pasi nuk do të jetë më në detyrë në verë.

Gjithashtu, pritet të ketë spastrime në radhët e ekipit se jo të gjithë emrat e afruar kanë bërë mirë në skuadër. Rebiç, Oksleid-Çambërlein, Abubakar apo Amartei, janë vënë të gjithë në diskutim nga drejtuesit e klubit dhe kanë kohë deri në fund të sezonit për të treguar se sa vlejnë, Për momentin, nuk duket se ka ndonjë pakënaqësi me Muçin apo me Rashicën, të cilët vlerësohen si investime të goditura nga klubi i njohur turk.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"