Enigma në prezantim te Reali, sulmuesi: Nuk kam ardhur këtu të zëvendësoj Benzeman, i kërkoj falje familjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 12:54

Enigma në prezantim te Reali, sulmuesi: Nuk kam ardhur këtu të zëvendësoj Benzeman, i kërkoj falje familjes

Real Madrid ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Sulmuesi Jozelu ka marrë fanellën me numrin 14 ndërkohë që Reali duket se po përgatitet për një tjetër sulmues pasi numrin 9 vazhdon ta mbajë ende të lirë.

JOZELU

Sulmuesi u shpreh i lumtur duke shtuar se ka firmosur me klubin e zemrës. Ai thotë se te Reali nuk zëvendëson Benzeman sepse ka një tjetër karakteristikë si lojtar, teksa flet edhe për familjen.

“I kërkoj falje familjes sime, bashkëshortes dhe fëmijëve sepse nuk ju kisha treguar asgjë. Ëndrra ime ishte të kthehesha dhe sot jam këtu.

Nuk kam ardhur për të zëvendësuar Benzeman dhe nuk dua të bëj krahasime sepse unë jam një lojtar me të tjera karakteristika. Benzema është ndër sulmuesit më të mirë në botë.

Numri 14? Për mua është fat që kam një ndër numrat më të rëndësishëm te Reali. Kam pasur numrin 9 te të rinjtë e Realit. Kurrë nuk e kam fshehur ndjenjën e madrilenit brenda vetes dhe dua që të jem gjithmonë sa më natyral”, u shpreh Jozelu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"