Endri Çekiçi transferohet te Lokomotiva e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2016 | 11:12

Endri Çekiçi transferohet te Lokomotiva e Zagrebit

Mesfushori i Kombëtares U-21 është huazuar te skuadra satelit e Dinamos së Zagrebit. Deri në përfundim të sezonit, Endri Çekiçi do të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

cekiciMesfushori kuqezi ka gjetur pak hapësira në ekipin e parë dhe më së shumti ka luajtur me skuadrën e dytë, ku edhe ka arritur të realizojë tre gola. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit e kanë huazuar tek ekipi satelit, në mënyrë që ai të marrë eksperiencë dhe të ketë mundësi për të pasur minuta.

Futbollisti 19-vjeçar shihet si një lojtar i perspektivës te gjigandi kroat, ndaj edhe ata kanë vendosur që ta huazojnë në një ekip tjetër, që futbollisti të fitojë përvojë. Dinamoja e Zagrebit kryeson kampionatin kroat, ndërkohë që Lokomotiva e Zagrebit është në vendin e pestë, në mes të tabelës së klasifikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"