“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam”, mesazhi i TKZ: Po vijmë për të pushtuar tokën gjermane…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 21:30

“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam”, mesazhi i TKZ: Po vijmë për të pushtuar tokën gjermane…  

Shqipëria finalizoi me sukses misionin e kualifikimit në Europian, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Moldavisë. Një mbështetje e madhe për Kombëtaren, jo vetëm në ndeshjen e sotme, por në çdo sfidë kanë qenë padyshim “Tifozat Kuq e Zi”.

TKZZZ

Tifogrupi që nuk e ka lënë kurrë vetëm Shqipërinë, në humbje, barazim apo fitore. Nuk kishte si të mungonte dhe urimi i TKZ-së, të cilët urojnë Kombëtaren me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Tifozat Kuq e Zi” paralajmërojnë ‘pushtimin’ e Gjermanisë. 

POSTIMI I PLOTË:  

“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam 

Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “TKZ po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi. 

Ne ja dolëm, por ky është vetëm fillimi…”, shkruan TKZ. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"