Eksperimenti i fundit, Deshamp: Ta mbyllim me festë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 11:02

Eksperimenti i fundit, Deshamp: Ta mbyllim me festë!

“Padyshim që do të bëj disa zëvendësime në formacion lidhur nga ndeshja me Kazakistanin, e cila na dhuroi edhe biletën për në Botërorin e Katarit, por duke parë se Finlanda dhe Ukraina janë në luftë për vendin e dytë, premtoj se do të luajmë ndershëm deri në fund. Madje, duam që ta mbyllim këtë udhëtim të gjatë në eliminatore me festë”.

deshamp

Me këto fjalë Didië Deshamp nis konferencën e tij për shtyp, me Francën e cila do ta ulë siparin e grupit në transfertë, në Finlandë, skuadra që ruan vendin e dytë me 11 pikë, dy më shumë sesa Ukraina e vendit të tretë. Pa dyshim që një fitore e “Gjelave” e shoqëruar me suksesin e ukrainasve do të dërgonte këta të fundit në “play off” dhe do të digjte nordikët, të cilat pas debutimit në Europian kërkojnë një tjetër hap të madh drejt Botërorit 2022.

“Nuk duam që t’i hamë hakun askujt, ndaj ne kemi ardhur për të marrë maksimumin në Finlandë, ndonëse kam mjaft lojtarë të lodhur. Gjithsesi, premtoj se kushdo që është në formë të shkëlqyer do të jetë në fushë”, vazhdoi trajneri i Francës, i cili në sulm pritet që të lërë pushim vetëm Benzemanë, ndërsa Grizman e Mbape do të jenë titullarë.

PENGU TEO HERNANDEZ – Lidhur me një rezyme kundrejt risive në kombëtare, gjatë këtyre eliminatoreve, gabohet kush mendonte se Deshamp do të sillte në vëmendje Benzemanë apo edhe Rabionë, duke parë se me sulmuesin dhe mesfushorin në të kaluarën pati edhe përplasje të ashpra, të cilat tani janë arkivuar për të mirën e përfaqësueses. “Lojtari me të cilin kam gabuar më shumë ka qenë Teo Hernandez.

Cilësitë që ai ka duhet t’i kisha afruar në kombëtare më shpejt dhe duhet t’i kisha shfrytëzuar më shumë. Teo është një lojtar që edhe me pak stërvitje e ka kuptuar atë që unë kërkoj, duke qenë efikas në të dyja fazat e lojës. Sa herë që zbret në fushë e shoh të relaksuar, por me të marrë topin në këmbë dhe me t’u lëshuar drejt zonës rivale është shumë i egër.

Mendoj se në pritje të Botërorit të Katarit është ai lojtari që më ka mahnitur më shumë. Nuk po hedh poshtë të tjerët, por kur mendon se ka luajtur vetëm 4 ndeshje me ne dhe ka ndikuar në rritjen e rendimentit tonë të lojës, pa dyshim që për mua është një armë më shumë dhe e ritheksoj se më vjen keq, që e kam lënë kaq kohë që të priste”, theksoi trajneri i Francës, lidhur me cilësitë fanastike që ka mbrojtësi i majtë i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"