Eksperiment me Binakun, lojtari i Kombëtares aktivizohet në një pozicion të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 22:01

Eksperiment me Binakun, lojtari i Kombëtares aktivizohet në një pozicion të ri

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Egzon Binaku tashmë mund të luajë edhe në një pozicion të ri. Në ndeshjen e sotme që skuadra e Malmos zhvilloi kundër skuadrës së Orbros, trajneri Rosler aplikoi në fushë skemën klasike 4-4-2 dhe ajo që bie në sy është aktivizimi i Binakut si një mesfushor i krahut të majtë.

binaku-2

Ky nuk është një pozicion natyral i lojtarit i cili luan në po atë krah, por si mbrojtës, por megjithatë përderisa ai ka luajtur gjatë gjithë 90 minutëshin mund t’i ketë pëlqyer trajnerit gjerman. Tashmë Binaku edhe në rast mungesash në mesfushë te Kombëtarja mund që të japë kontributin e tij si mesfushor. Malmo e fitoi këtë ndeshje me rezultatin e thellë 4 me 0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"