EKSKLUZIVE / Zyrtarizohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo firmos me mbrojtësin e Lokomotiva Zagreb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 20:49

EKSKLUZIVE / Zyrtarizohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo firmos me mbrojtësin e Lokomotiva Zagreb

Edis Maliqi është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Lajmi i publikuar sot ekskluzivisht në gazetën “Panorama Sport”, ka gjetur edhe konfirmimin e klubit blu.

edis maliqi

 

Më konkretisht, trajneri Bledi Shkëmbi, pas miqësores së sotme në Cërrik, ka deklaruar për gazetën se mbrojtësi i djathtë nga Shkupi ka firmosur me Dinamon.

“Po, kemi arritur marrëveshjen me Maliqin. Mendoj se do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë këtë sezon”, konfirmoi Shkëmbi për “Panorama Sport”.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"