EKSKLUZIVE/ Vllaznia nis me përforcimet, ditën e sotme pritet të firmosë sulmuesi i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 8:34

EKSKLUZIVE/ Vllaznia nis me përforcimet, ditën e sotme pritet të firmosë sulmuesi i Flamurtarit

Ardit Hoxhaj pritet që sot të jetë lojtar i Vllaznisë. Sulmuesi i skuadrës së Flamurtarit në sezonin e fundit, është shumë afër firmës me ekipin kuqeblu. Drejtuesit e klubit e kanë vënë në shënjestër sulmuesin kuqezi prej ditësh.

hoxhaj ardit

Hoxhaj është një sulmues me të ardhme dhe mund të bëhet nga sot afrimi i parë i kuqebluve në këtë merkato, duke u hapur rrugë të tjerë futbollistëve që do të bashkohen me këtë skuadër në ditët në vijim. Një afrim të tillë e konfirmon në mënyrë indirekte edhe sponsori Xhaferi. Vllaznia ka nisur punë për të formuar ekipin e së ardhmes që do të jetë nën drejtimin e Brdariç.

ISH-LOJTARËT – Një nga pistat mbi të cilën drejtuesit e klubit kuqeblu janë duke vepruar, është ajo e ish-lojtarëve kuqeblu në sezonet e fundit. Bëhet fjalë për lojtarë si Lika, Krymi, Shehi, Marku, Malota, Zogaj dhe Shtubina, të gjithë pjesë e sezonit që lamë pas, të cilët  kanë kontribuuar për këtë skuadër.

Klubi po përgatit ofertat për rinovim të kontratave. Mësohet se drejtuesit u kanë bërë ofertat e tyre Shehit dhe Markut e po ashtu pritet të ndodhë edhe me Likën dhe Krymin. Gjithashtu pritet që drejtuesit të ulen për të diskutuar edhe me Malotën, Shtubinën e Zogajn. Bërthama e ekipit pritet të jetë me lojtarë që e njohin mirë klubin dhe qytetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"