EKSKLUZIVE/ “U jepte gjithnjë para fëmijëve”, rrëfimi special i berberit të Duamenës në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 23:31

EKSKLUZIVE/ “U jepte gjithnjë para fëmijëve”, rrëfimi special i berberit të Duamenës në Rrogozhinë

Një ndër njerëzit që ende vajton për fatin e Rafael Duamenës, është tifozi më emblematik në qytetin e Rrogozhinës, Skënder Alushaj.

berberi Skender Alushaj dhe Duamena

Njeriu që ka 50 vite që e ndjek rregullisht Egnatian në stadium, në çdo cep të Shqipërisë, shprehet i hidhëruar për “Panorama Sport” që ekipi i tij i zemrës humbi një futbollist të shkëlqyer dhe një djalë model.

Alushaj, si u ndjetë teksa e patë në tokë pa ndjeja Duamenën?

Ishte një moment ku ngela pa fjalë pasi e pashë fare mirë atë episod. Isha si gjithmonë në stadium… Pata frikën se diçka serioze kishte ndodhur me Duamenën, pasi ai nuk dorëzohej lehtë. Fillova të lotoj teksa i ndjeri u largua me ambulancë nga fusha.

Teksa u transportua ne spital besonit se do të rikthehej në jetë?

Të jem i sinqertë kisha shumë besim, pasi nuk mund ta imagjinoja që aty mund të ishte fundi i tij. Unë e kam njohur që në momentin që mbërriti në Rrogozhinë, pasi me profesion jam berber dhe ai qethej shpesh tek unë. Në dukje ishte një djalë shumë i fortë.

Ishit me lot ne sy teksa u informuat se Rafaeli kishte ndërruar jetë…

Nuk mbaj mend asgjë pasi më lajmëruan se kapiteni ynë kishte humbur jetën. Ishte një ditë zie për gjithkënd, pasi Duamena ishte simboli ynë. Njeriu që krenoheshim me të edhe kur udhëtonim në transfertë pasi shpesh kishte ndodhur që Rafaeli të duartrokitej në stadium.

Ai qethej tek ju, po çfarë njeriu ishte? Ç’përshtypje ju ka lënë?

Duamena ishte shumë miqësor. Ai mundohej të komunikonte edhe pse dinte pak shqip. Kur e takoje, gjithmonë të falte pozitivitet, pasi fytyra e tij dallohej nga buzëqeshja që e karakterizonte.

Çfarë kishte të veçantë Duamena në sjelljen e tij?

Ishte njeri me zemër të madhe, pasi u jepte lekë fëmijëve të vegjël që thërrisnin emrin e tij. Më besoni, shkonte në supermarket dhe u blinte produkte atyre. Qëndronte në radhë kur vinte të qethej duke respektuar gjithkënd. Rafa ishte i veçantë në gjithçka bënte, ndaj dhe dhimbja për të është e madhe.

duamena dhe berberi skender alushaj

A do keni tjetër emocion tashmë kur të shihni Egnatian në stadium?

Do të jetë e vështirë për të gjithë, pasi ai ka lënë një boshllëk të madh tek cilido që e njohu në Rrogozhinë. Ai ishte kapiteni ynë, njeriu që na udhëhiqte dhe njeriumodel që është stampuar në mem- orien tonë.

Është momenti që të bëhemi të fortë dhe të shohim përpara. Tani duhet të fitojmë për Duamenën, me qëllim përta çuar përpara premtimin e tij,ta shohim Egnatia kampione këtë sezon. Gjej rastin ti shpreh ngushëllime familjes së tij. Zotie pastë falë kapitenin tonë legjendar!

ISA HALILI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"