Ekskluzive/ “Tiranës nuk mund t’i mohohet titulli, ta ndajnë si në Formula 1”, ish-kapiteni: Pse e ngriti Ben Minga titullin e 1997-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 0:07

Ekskluzive/ “Tiranës nuk mund t’i mohohet titulli, ta ndajnë si në Formula 1”, ish-kapiteni: Pse e ngriti Ben Minga titullin e 1997-ës

Një nga kapitenët legjendarë të Tiranës, Krenar Alimehmeti mendon se paccka situatës që po kalon Shqipëria dhe ndaljes së kampionatit, titulli u takon bardhebluve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Alimehmeti, i cili ka qenë kapiten i skuadrës në disa tituj kampionë jep idenë e tij, sesi mund të zgjidhet cështja e titullit, gjithmonëse nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Alimehmeti

Zoti Alimehmeti, si kapiten i Tiranës në 1997-ën e largët, deshëm një mendim sesi mund të zgjidhet ccështja e titullit dhe kampionatit meqenëse ju keni kaluar një situatë të tillë?

Si fillim në 1997-ën, dua të rrëfej diccka. Në skuadër kapiten kam qenë unë dhe Arben Minga gjatë gjithë sezonit. Luanim bashkë në mbrojtje. Në ndeshjen e fundit, Beni nuk luajti si titullar dhe shiritin e kisha unë. Flasim për ndeshjet në verë kur u vendos titulli. Pasi fituam me Flamurtarin, unë hoqa shiritin dhe ia vura në krah Benit. Nuk munda ta ngrija trofeun unë para Arben Mingës. Kur ma kujtoi kohën Ard Mema, m’u mbushën sytë me lotë, sepse më erdhi në mend gjithë skena. Beni më përqafoi. Dicka e jashtëzakonshme që nuk përsëriten në sport.

Ju fituat titullin, por me një lloj play off-i, pas 1997-ës së mbrapshtë. Po tani si mund të zgjidhet ccështja e titullit, gjithmonë nëse situata vazhdon kështu edhe për shumë kohë?

Si fillim dua të them se Tiranës nuk mund t’i mohohet titulli. Në këtë situatë, unë kam një ide që përdoret te Formula 1. Nëse në një garë ti kalon dy orët dhe ke bërë një sasi të caktuar xhirosh 70-80%, gara ndalon aty dhe fituesi është ai që kur ndal gara është i pari. Ose marrim rastin me “safety car” që në ditë shiu apo aksidenti gara vazhdon me drejtimin e kësaj makine. Sigurisht te Formula 1 rregulli është i shkruar më parë. Gjithsesi, unë jam i mendimit se në rastin më ekstrem të merret për bazë kjo rregullore.

krenar alimehmeti rezart dabulla derdhin gjak

Hidhet ideja e një play-off-i?

Edhe kjo teori mund të qëndrojë. Federata le t’i ndajë ekipet në dy grupe, gjashtë për kreun dhe katër për rënien, apo pesë e pesë.  Këto janë detaje. Edhe play-off-i është i pranueshëm, por me avantazhin e tanishëm, pra me renditjen e tanishme dhe Tiranën plus nëntë pikë dhe ekipeve të fundit të mos u  dhurohet një bonus që nuk e meritojnë. Secili të marrë atë që meriton. Ama shpresoj që gjërat të mos përkeqsohen edhe më shumë, sepse kampionati rrezikon të luhet në qershor.

Olsi Avdijaj – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"