EKSKLUZIVE/ “Tërmet” te Flamurtari, Idrizi shkarkon gjithë stafin teknik pas barazimit me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 0:25

EKSKLUZIVE/ “Tërmet” te Flamurtari, Idrizi shkarkon gjithë stafin teknik pas barazimit me Besën

“Tërmet” në Vlorë pas barazimit me Besën një ditë më parë.

resuli bicaj ferko

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka shkarkuar të gjithë stafin teknik me në krye trajnerin Dritan Resuli dhe ndihmësit e tij, Lejdi Liçaj dhe Ditmar Bicaj.

Stërvitja e nisur pak minuta më parë është drejtuar nga drejtori sportiv, Alfred Ferko, si dhe ish-sulmuesi Andi Ribaj.

1 (1)

Çast nga stërvitja e Flamurtarit, drejtuar nga Alfred Ferko dhe Andi Ribaj.

Çast nga stërvitja e Flamurtarit, drejtuar nga Alfred Ferko dhe Andi Ribaj.

Në orët në vijim pritet të merret një vendim për trajnerin që do të drejtojë Flamurtarin në pjesën e mbetur të sezonit.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"