EKSKLUZIVE/ Skënderbeu nis merkaton, arrin zyrtarisht akordin me mesfushorin nga Gana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2022 | 9:00

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu nis merkaton, arrin zyrtarisht akordin me mesfushorin nga Gana

Skënderbeu nis mer katon. Arrin zyrtar isht akordin me Randi Dumfur. Ai bëhet kështu afrimi i parë, ndonëse vetëm në janar pritet që të marrë rrugën drejt Shqipërisë. Burime në klub e konfirmuan këtë lajmi për “Panorama Sport”.

dumfur

Ganezi që kreu fazën përgatitore të verës me bardhekuqtë, nuk ka nevojë as për federim. Ai vazhdon të jetë i regjistruar me korçarët që nga sezoni i shkuar, ndonëse do t‘i duhet që të nënshkruajë kontratë.

E vjetra i ka skaduar me kohë dhe kur vendosi që të ikte, ishte lojtar i lirë. E thënë ndryshe: kurdo që të vijë, do të jetë i gatshëm për Ivan Gvozdenoviç.

PRAPASKENA TE GREKËT

Duket pak e çuditshme në fakt, por është pikërisht kështu.

Randi Dumfur e ka të vlefshëm regjistrimin në FSHF si lojtar i Skënderbeut. Ai kurrë nuk arriti që të kalonte zyrtarisht te grekët e Episkopit, ekip i Kategorisë së Dytë.

Kujtojmë që ai zhvilloi fazën përgatitore në Shqipëri me bardhekuqtë, ndërsa priste që t’i dilte viza. Ardjan Takaj e lejoi që lojtari të stërvitej me ekipin, derisa të zgjidhej historia e letrave të punës. Ishte mesi i shtatorit kur më në fund erdhën lajme nga toka helene dhe 22-vjeçari iku.

Randi shkoi në Greqi, por kurrë nuk arriti të bëhej zyrtarisht pjesë e ekipit në fjalë. Me shpresën se gjithçka mund të rregullohej për çështjen e letrave, lojtari u kthye në Ganë. E megjithatë, priste ende që helenët ta njoftonin që ta merrnin. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Në momentin që Skënderbeu mori vesh që nuk u aktivizua kurrë tek ekipi i ri, e kontaktuan dhe i ofruan ribashkimin. Ai ishte gati që të vinte edhe direkt, vetëm se këtë herë u bë pengesë viza e punës.

Ajo i kishte skaduar në muajin shtator, ndaj duhet të bënte kërkesë për ta rinovuar.

PAJISJA ME VIZË

Pasi arritën akordin me afrikanin, klubi ka filluar menjëherë procedurat për ta pajisur me vizë.

Kjo gjë kërkon pak kohë, pasi në Ganë nuk ka ambasadë shqiptare për aplikim dhe janë të detyruar që të aplikojnë në Egjipt.

Në kushte të tilla pritet që në fillim të muajit janar gjithçka të jetë gati. Me të marrë vizën, Randi do të bashkohet me ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"