EKSKLUZIVE/ Selami i përgjigjet ish-presidentit të Tiranës: Metush, edhe ju brenda shpirtit e dini që Flamurtari u vodh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 12:20

EKSKLUZIVE/ Selami i përgjigjet ish-presidentit të Tiranës: Metush, edhe ju brenda shpirtit e dini që Flamurtari u vodh

Shkelqim Selami i përgjigjet ish-presidentit të Tiranës në vitet ’90, Metush Seferi. Një ditë pasi ky i fundit foli ekskluzivisht për “Panorama Sport” për historinë e titullit të sezonit 1996-1997 dhe polemikave të hapura pas prononcimeve të protagonistëve të kohës, vjen tashmë edhe replika e Selamit për “Panoramasport.al”, i cili gjithashtu ka qenë në krye të klubit vlonjat në atë periudhë.

Selami

Ish-presidenti i Flamurtarit nuk bën polemika, duke konfirmuar se e ka mik Seferin, por nga ana tjetër, thumbon ish-kreun e klubit bardheblu, duke theksuar se ai e ndien thellë në shpirt që vlonjatët u vodhën në vitet 1996-1997. Në të njëjtën kohë, Selami ngre edhe disa pyetje për Seferin, duke ironizuar për situatat e mbi dy dekadave më parë.

REPLIKA

“Miku im i vjetër Metush! Në radhë të parë dëshiroj dhe ju uroj shëndet në këto ditë të vështira që po kalojmë. Kam shumë respekt për ju dhe Lutfi Nurin. Me këtë çështje nuk do isha marrë kurrë, por e bëra duke qenë se ‘Panorama Sport’ më kërkoi të hidhej dritë për ngjarjet kur ka pasur ndërprerje të kampionatit dhe tashmë jemi në kushte pothuajse të njëjta.

Seferi5

I dashur Metush! Nuk dua të flas se çfarë problemesh kemi hasur në fusha të ndryshme në atë kohë, sepse është çmenduri ta kujtojmë, por do të ndalem vetëm në raste të veçanta, si ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë në sezonin 1995-1996, që ju në brendësi të shpirtit e dini që është Kupa e Flamurtarit. Kurse për kampionatin dhe ‘play-off’-in e vitit 1997, mund të them me plot gojën se është akoma më skandal. Ju nuk ishit kur u bë mbledhja në FSHF asaj kohe, por ishte Nuri i pranishëm si përfaqësues i Tiranës.

Dua si mik të më thuash të vërtetën. E para, Flamurtari ishte në krye të klasifikimit që ndeshjen e parë dhe deri sa u ndërpre kampionati pas 17 javësh. I takonte Flamurtarit ai kampionat. Pse duhet të bëhej në Tiranë një kampionat, që e para asnjë nuk do të merrte pjesë në Kupat e Europës dhe nga kategoria nuk do dilte asnjë ekip?

Pse duhej bërë  kampionati në kushtet kur Flamurtarit i kishin ikur të gjithë lojtarët dhe ju si Tiranë asnjë? Si do përballeshin këto ekipe në mënyrë jo të barabartë? Të lutem, e lëmë këtë diskutim për këto dy raste se nuk ia vlen të debatojmë. Edhe njëherë ju uroj shëndet miku im i mirë!”. Ishte kjo përgjigjia e Selamit për ish-presidentin e Tiranës.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"