EKSKLUZIVE/ Portier nga Greqia dhe merkato e bujshme, Kukësi për “gjah” nga kampionati te kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2020 | 23:56

EKSKLUZIVE/ Portier nga Greqia dhe merkato e bujshme, Kukësi për “gjah” nga kampionati te kombëtarja

Kukësi i sezonit të ardhshëm është thuajse i gjithi për t’u ribërë. Ende pa u mbyllur mirë sezoni kanë filluar të largohen lojtarët e parë, ndërkohë po përfliten edhe ata që mund të afrohen, në mënyrë që ekipi të jetë fillimisht gati për Kupat e Europës dhe më pas për sezonin e ardhshëm. Një situatë që thuajse ka ndodhur çdo vit me verilindorët, të cilët bëjnë shumë lëvizje në çdo sesion merkatoje vere. Kjo “traditë” pritet te vijojë edhe këtë sezon.iliriavdyli

LARGIMET – Largimi i parë zyrtar ishte ai i Olsi Teqjes. Mbrojtësi shpalli “divorcin” nga verilindorët dy ndeshje para mbylljes së kampionatit, për të vijuar karrierën në kategoritë inferiore në kampionatin francez. Firoja e radhës është ajo e Ilir Avdylit. Portieri ka arritur marrëveshje me kosovarët e Feronikelit dhe pas mbylljes se ndeshjes së fundit të kampionatit shqiptar, do t’i bashkohet skuadrës së tij të re.

Largimet që mund të hapin një “gropë” jo të vogël janë ato të Vasil Shkurtajt dhe Kristal Abazajt. Për shtatlartin e sulmit kuksian kanë ardhur oferta nga Kina e largët, ndërsa vetë lojtari dhe klubi kanë pranuar se bashkëpunimi i tyre do të mbyllet në përfundim të këtij sezoni. E njëjta situatë edhe me Kristal Abazajn, që i mbaron huazimi te Kukësi dhe gjasat janë të transferohet në Poloni. Bëhet fjalë për katër largime të sigurta.Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo

AFRIMET – Angelos Tafa mund të quhet afrimi i parë i Kukësit në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se portieri 20-vjeçar me origjinë nga Elbasani, por i lindur dhe i rritur si futbollist në Greqi, ka rënë dakord me klubin verilindor dhe sot do të firmosë zyrtarisht kontratën. Tafa është formuar si portier te akademia e AEK-ut, ku dhe ka luajtur deri një vit më parë me ekipin U-20 të këtij klubi.Në sezonin e fundit portieri ka qenë pjesë e Ionikos të Nikeas në Ligën e Dytë greke. Kësisoji, menjëherë pas largimit të Avdylit, Kukësi e zëvendëson me një portier të ri, që në vitet e kaluara është grumbulluar edhe nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë. Ndërkohë, përveç Tafës që sot prezantohet, ditët e fundit kanë qarkulluar shumë emra të tjerë që mund të afrohen.
llullaku_1
I pari në listë dhe më i bujshmi është ai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku. Pasi prishi marrëveshjen me bjellorusët e Shahtjor Soligorks, i është hapur rruga për një kalim te Kukësi dhe duhet thënë se akordi paraprak midis palëve është arritur.
Ardit Hila Prishtina
Ardit Hila është një tjetër mundësi, pasi prej kohësh po negociojnë për një bashkëpunim. Aktualisht mesfushori elbasanas është pjesë e ekipit të Prishtinës, por futja në lojë e Kukësit mund të bëjë të mundur përfundimin e tij në kampin kuksian. Klubi e sheh një investim të rëndësishëm në mesin e fushës, duke parë edhe eksperiencën e tij, teksa një vit më parë u shpall edhe kampion me Partizanin.
pjimage
Drejtuesit i kanë hedhur “grepat” edhe te dy futbollistët e Apolonisë, talenti Redon Mihana dhe sulmuesi nigerian Eftiong Ejoh. Për mesfushorin është më i vështirë operacioni, sepse ka kontratë edhe për dy vite me Apoloninë dhe vështirë se fierakët mund ta lënë të lirë pa gjë në këmbim. Për afrikanin gjërat duken më të lehta dhe operacioni mund të finalizohet me sukses

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"