Ekskluzive/ Po shkëlqen në Superiore, Gurin e duan në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 23:13

Ekskluzive/ Po shkëlqen në Superiore, Gurin e duan në Belgjikë

Guri ka pasur një ofertë me shifra të konsiderueshme e ardhur nga Koreja e Jugut, Ganguan FC, plot 500 mijë euro, por presidenti Gjici ka kërkuar 800 mijë euro për shkodranin.

guri2-470x313

Gazeta mëson se koreanët e kishin fiksuar shifrën, e nuk ofronin më tepër, por çdo gjë do shikohet kur kampionati të përfundojë, pasi sipas burimeve pranë klubit, oferta mbetet në fuqi. Nga ana tjetër janë dhe dy oferta të tjera në adresë të klubit kampion nga Holanda dhe Belgjika për sulmuesin, i cili po vijon të shkëlqejë.

Burime të sigurta pranë klubit thonë për gazetën se në ndeshjen me Flamurtarin, Kukësi ka pasur dy mysafirë për Gurin, dy menaxherë belg, të cilët e kanë ndjekur nga afër. Drejtuesit nuk e kishin vënë në dijeni fare futbollistin për shkak se mund të ishte në njëfarë mënyre në presion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"