EKSKLUZIVE/ Po shkëlqen me Luzin, Partizani në gjurmët e goleadorit nigerian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 22:25

EKSKLUZIVE/ Po shkëlqen me Luzin, Partizani në gjurmët e goleadorit nigerian

Partizani është skuadra me më shumë sulmues në organikë, por nuk mund të veçojmë dikë që ka spikatur në këtë sezon dhe ka ofruar garanci. Në verë me shumë mundësi do të ketë spastrime dhe nisur nga ky plan, klubi i kuq ka nisur kërkimet për sulmues.

LUZI MANDELA

Peter Mandela Itodo është emri i radhës për të cilin “Panorama Sport” mëson se Partizani ka shfaqur interes konkret. 20- vjeçari aktualisht është pjesë e Luzit, ku ka arritur të spikasë dhe të jetë ndër lojtarët më të mirë të Kategorisë së Parë. Ai është autor i 16 golave, duke kryesuar listën e bomberave të ligës së dytë për nga rëndësia në vend. Partizani dhe Luzi gëzojnë marrëdhënie mjaft korrekte mes tyre dhe kjo e bën operacionin krejtësisht të mundshëm. Për më tepër një klub me financat e Partizanit nuk do ta kishte problem firmën me Mandelën në kushtet kur edhe Luzi është drejt rënies në Kategorinë e Dytë.

Presidenti i Luzit 2008, Albert Lusha, ishte i pranishëm në stadiumin “Arena e Demave” në ndeshjen e fundit, ku ndoqi nga shkallët e stadiumit derbin Partizani-Dinamo. Ai ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve në fuqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"