EKSKLUZIVE/ Plas te Kukësi! Titullari joshet nga Kuvajti dhe do largimin, klubi e “internon” tek ekipi U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 23:53

EKSKLUZIVE/ Plas te Kukësi! Titullari joshet nga Kuvajti dhe do largimin, klubi e “internon” tek ekipi U-21

Kukësi do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen me Laçin dhe është pikërisht Vesel Limaj. Ish-kapitenin klubi e ka spostuar çuditërisht tek ekipi U-21 ditën e enjte për t’u stërvitur dhe dje mesfushori ka luajtur për ekipin e dytë në miqësoren me Partizanin B.

limaj

Limaj është aktivizuar aty për Kukësin U-21, por është luajtur vetëm një pjesë loje e më pas është ndërprerë prej shiut të rrëmbyeshëm. Limaj është një nga futbollistët më të mirë të Kukësit
dhe të Superiores. Zyrtarisht nuk bëhet asgjë e ditur nga klubi për çështjen e lojtarit, por gazeta mëson nga burime të sigurta se drejtuesit i kanë kërkuar kosovarit të firmosë kontratë të re me verilindorët, por ky i fundit nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, mësohet se Limaj ka kërkuar të largohet që tani, pasi ka një ofertë joshëse nga Kuvajti, ku në
verë në këtë kampionat u transferua Lorenc Trashi i Partizanit. Ky fakt është kthyer në konflikt klub-lojtar, pasi klubi mendon se ka investuar te mes-
fushori, që në verë i bie të dalëme parametër zero.

Kukësi kërkon të përfitojë sa të mundet nga Limaj, duke e shitur, por lojtari nuk dëshiron që të rinovojë kontratën. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet ky ngërç klub-lojtar, betejë e cila ka nisur që në fillim të sezonit, kur Limaj e nisi si kapiten, pastaj ia hoqën “spaletat” dhe tani ka përfunduar te skuadra U-21. Gjithsesi, lojtari duket se është i vendosur për t’u larguar nga Kukësi, aq më shumë tani që ka një ofertë të majme nga Kuvajti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"