Nuk ka qetësi te Flamurtari, tjetër futbollist fiton gjyqin me klubin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 9:46

Nuk ka qetësi te Flamurtari, tjetër futbollist fiton gjyqin me klubin vlonjat

Flamurtari humb një tjetër gjyq. Këtë herë është sulmuesi Jurgen Vatnikaj ai që del lojtar i lirë dhe klubi vlonjat detyrohet t’i paguajë katër rroga. Në total mësohet se bëhet fjalë për 6 milionë lekë të vjetër.Vatnikaj Kastrioti

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se në gjyqin e zhvilluar dje në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, përfaqësuesit e Flamurtarit nuk kanë denjuar të marrin pjesë. Kësisoj, DHZK, pasi ka dëgjuar pretendimet e futbollistit, duke konfirmuar gjithçka edhe përmes kontratës së tij, ka pranuar pjesërisht kërkesat e Vatnikajt.

Ky i fundit, në fakt, donte që të përfitonte rrogat e gjithë sezonit, nisur nga moskorrektesa e klubit vlonjat, si dhe të dilte lojtar i lirë. Por, DHZK vendosi të pr-anonte pjesërisht kërkesën për vetëm katër rroga dhe ta shpallte të lirë lojtarin. Në pjesën e parë të sezonit Vatnikaj është aktivizuar në 15 ndeshje me Flamurtarin, ndërsa ka arritur të shënojë edhe një gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"