EKSKLUZIVE/ Luftëtari vendos për Filin, ja çfarë ndodhi me fierakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 17:49

EKSKLUZIVE/ Luftëtari vendos për Filin, ja çfarë ndodhi me fierakun

Pezullimi i Realdo Filit trazoi jo pak Luftëtarin, teksa sulmuesi mungoi në tre ndeshjet e fundit në kampionat. Golashënuesi më i mirë i skuadrës gjirokastrite, me tri gola të shënuar në katër javët e para të kampionatit, u stërvit për afro 20 ditë me ekipin e të rinjve. 

hasani fili

Mirëpo, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se sot drejtuesit e klubit kanë vendosur të kthejnë Filin. Lojtari nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka dalë në stërvitje.

realdo-fili

Tashmë ai do të jetë forcë më shumë për bluzinjtë në ndeshjen ndaj Vllaznisë të shtunën. Tri pikë në këtë takim janë jetike për Luftëtarin, që ndodhet në vend të parafundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"