EKSKLUZIVE/ Laçi pranë goditjes së madhe, rikthen ne Superiore mesfushorin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 13:19

EKSKLUZIVE/ Laçi pranë goditjes së madhe, rikthen ne Superiore mesfushorin brazilian

Një brazilian drejt rikthimit në Superiore. Në ditën e fundit të merkatos, klubet po i japin dorën e fundit përgatitjeve, duke ditur se deri në janar nuk mund të ofrojnë më lojtarë të tjerë.

uilliam kordeiro melo

“Panorama Sport” zbulon se mesfushori Uilliam Kordeiro Melo, i cili ka lënë gjurmë në kampionatin shqiptar si pjesë e Kukësit dhe Partizanit, pritet të firmosë me Laçin.

Mësohet se 30-vjeçari ka rënë dakord për gjithçka dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga klubi i Laçit, që do të drejtohet në vijim nga Skerdi Bejzade.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"