Ekskluzive/ Kukësi merr Maldinin për të përforcuar mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 9:20

Ekskluzive/ Kukësi merr Maldinin për të përforcuar mesfushën

Kukësi ka marrë Maldiniin. Jo atë të Milanit, ai e ka lënë futbollin…. Quhet Maldin Ymeraj dhe është fantazist. Kampionët vijojnë merkaton dhe pse ajo ende s’ka filluar zyrtarisht. Në kuadër të përforcimeve verilindorët kanë afruar ish-lojtarin e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Kukesi2018

Gazeta zbulon ekskluzivisht se bëhet fjalë për mesfushori e djathtë me tipare sulmuese është formuar dhe rritur te gjigandi grek Panathinaikos, e më pas ka luajtur në radhët e Fosteres, e së fundmi për 3 sezone me Akropolis në divizionin e parë në Suedi. Gazeta mëson se Ymeraj ka firmosur një kontratë 2-vjecare.

Maldin Ymeraj

 

Futbollisti është pëlqyer nga trajneri Milinkovic, i cili ka komunikuar dhe vetë me lojtarin në gjuhën greke, por tekniku serb e njihte më parë futbollistin duke qenë se ka trajnuar për disa vite në ligat e ulëta greke dhe 22-vjeçari Ymeraj është rritur dhe ka luajtur për moshat e një klubi të madh si ai i Panathinaikos.

Kukesi2017

Verilindorët e cilësojnë një goditje cilësore në merkato afrimin e Ymeraj. Mesfushori i është bashkuar dhe ka dal që sot në stërvitje me Kukësin në orën 11:00-13:00 në Pezë Helmes.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"