EKSKLUZIVE/ Bregu drejt largimit, zbulohet destinacioni i sulmuesit. Klubi po “qëndis” çdo detaj për transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:26

EKSKLUZIVE/ Bregu drejt largimit, zbulohet destinacioni i sulmuesit. Klubi po “qëndis” çdo detaj për transferimin

Dejvi Bregu është loj tari i momentit në Korçë. Jo vetëm prej golave vendimtarë që ka shënuar së fundi, por mbi të gjitha prej merkatos. Shitja e tij duket se është çështje ditësh dhe destinacioni mund të jetë Suedia. Pas deklaratës së dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga presidenti Ardjan Takaj se negociatat po kryhen në një vend nordik, gazeta ka hulumtuar dhe ka zbuluar shumë më shumë se kaq. Burime më shumë se të sigurta bëjnë me dije se në lojë për shërbimet e shtatshkurtrit është Hamarbi, klub që më herët ishte interesuar edhe për Blerim Krasniqin. 

dejvi bregu

Duke parë që merkatoja në kampionatin suedez dhe në vendet e tjera nordike mbyllet më 31 mars, koha është e gjitha në dispozicion të Skënderbeut që të përfundojë të gjitha detajet e fundit për kontratës dhe transferimit e sulmuesit.

DETAJET E KONTRATËS

Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesit janë duke e marrë me qetësi këtë “operacion”. Klubi korçar kërkon të “qëndisë” gjithçka në perfeksion për këtë lëvizje. Këtu nuk i referohemi vetëm shumës që do të përfitojnë, pasi po tentojnë që të ruajnë edhe përqindje të kartonit të lojtarit. Kjo është një praktikë që ndiqet shpesh dhe një formë e mirë për të gjeneruar të ardhura ekstra në rast rishitje. Në Korçë po bëjnë çmos që gjithçka brenda një muaji dhe pa ardhur vera, pasi ndryshe do të rrezikonin që t’u ikte një “yll” me parametra zero. Ndaj, nëse gjithçka shkon sipas planit, fundi i marsit mund të sjellë largimin e Bregut dhe mbushjen e arkës së bardhekuqve.

dejvi bregu

FORMA DHE GOLAT 

Zgjatja e merkatos në Suedi i vjen në ndihmë edhe Ilir Dajës. Trajneri bardhekuq do ta ketë Dejvi Bregun në dispozicion edhe për disa javë, madje ekziston mundësia që ta mbyllë edhe fazën e tretë të kampionatit me të. Por sigurisht edhe për vetë lojtarin ka “bonuse”, pasi pret që të shkojë në gjendje optimale tek ekipi i ri. Sulmuesi jo vetëm që është i përfshirë në një tratativë të gjatë për transferimin e tij jashtë Shqipërisë, por është kthyer edhe në golashënuesin e Skënderbeut. Ai u ka dhënë pikë të arta korçarëve. Ndaj Tiranës shënoi golin në barazimin 1-1, ndërsa me Teutën realizoi një dopietë që u dha fitoren bardhekuqve. Me këto tri rrjeta në 180 minuta, Bregu kap kuotën e golave të shënuara edhe një vit më parë me korçarët. Kjo paraqitje duket se e ndihmon jo vetëm ekipin, por edhe vetë lojtarin për të gjetur destinacionin e mundshëm për të, pavarësisht se jemi në ditët e fundit të muajit shkurt.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"