EKSKLUZIVE/ Apolonia godet në merkato, merr në huazim nga Dinamoja e Zagrebit një… sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2021 | 8:46

EKSKLUZIVE/ Apolonia godet në merkato, merr në huazim nga Dinamoja e Zagrebit një… sulmues

Pas nënshkrimit me mbrojtësin sene galez Ismaila Diop, Apolonia ka bërë një tjetër goditje në merkato. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se fierakët kanë marrë në huazim nga Dinamoja e Zagrebit qendërsulmuesin Mario Vasilj.

vaslij

26-vjeçari kroat ka një karrierë të konsiderueshme në disa skuadra, në kampionatin kroat, slloven dhe polak, ku është aktivizuar 70 ndeshje në periudhën 2012-2019. Në ekipet e para, Vasilj e ka nisur në sezonin 2012-2013 në kampionatin boshnjak me GOSK Gabela, ka vijuar në Kroaci me skuadra të tilla, si: Hrvatski Dragovoliac, HNK Gorica dhe Sesvete, teksa ka qenë pjesë edhe e një ekipi slloven, Radomolje, dhe e skuadrës polake Legionovia (2017-2018).

Më pas, më 2018, sulmuesi Vasilj është bërë pjesë e skuadrës së njohur kroate, Dinamo e Zagrebit, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje për këtë ekip dhe kryeqytetasit e kanë huazuar tek ekipe të tjera në kampionatin kroat, si: Radnik, Sesvete dhe Inter Zapresic. Sezoni më i suksesshëm i Vasiljit ka qenë me Sesveten, në 2018-2019, ku ka shënuar 7 gola në 21 ndeshje, ndërsa hera e fundit që ka luajtur në fushë, është paksa e largët për sulmuesin kroat. Më 1 shtator 2019 është aktivizuar vetëm 11 minuta në fushë, në ndeshjen RijekaInter Zapresic.

KROATI

Pra, i bie që sulmuesi në fjalë të ketë gati 17 muaj pa u aktivizuar në një ndeshje zyrtare, ndaj nuk është e sigurt se sa shpejt do të përshtatet Mario Vasilj me Apoloninë. Ndërkohë, fierakët janë në tratativa me një mbrojtës të majtë maqedonas, si dhe një organizator që është aktivizuar në kampionatin italian, me të cilët pretendohet që ta mbyllin këto dy ditë.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"