“Ekip shumë i mirë”, trajneri i Çekisë vlerëson Shqipërinë: Nuk janë rastësisht poshtë nesh, e dimë për çfarë luajmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 13:00

“Ekip shumë i mirë”, trajneri i Çekisë vlerëson Shqipërinë: Nuk janë rastësisht poshtë nesh, e dimë për çfarë luajmë

Çekia do të presë skuadrën tonë kombëtare në datën 7 shtator, aty ku për të dyja ekipet është një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivin Europian. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri Jaroslav Silhavi.

Jaroslav Silhavi

Tekniku çek ka vlerësuar maksimalisht skuadrën tonë kombëtare, duke e konsideruar një ekip mjaft të mirë që nuk është rastësisht në vendin e 2 në grup. Megjithatë, ai shton se skuadra e tij e di mirë se për çfarë po luan.

“Është një ndeshje kyçe për kualifikimin. Të gjithë e dimë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një ekip shumë të mirë dhe këtë e tregon fakti se janë poshtë nesh në klasifikim pas ndeshjeve të zhvilluara në pranverë. Besoj se me mbështetjen e tifozëve, ne do të menaxhojmë këtë ndeshje dhe do të hedhim një hap të madh drejt kualifikimit për në Europian, gjë të cilën nuk duam ta humbasin për asnjë arsye”, u shpreh Silhavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"