“Eja të fitojmë te Reali”, Vinicius fton Mbapenë: Është lojtar fantastik, flas shpesh me të në ‘Instagram’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 17:14

“Eja të fitojmë te Reali”, Vinicius fton Mbapenë: Është lojtar fantastik, flas shpesh me të në ‘Instagram’

Reali i Madridit sheh ëndrra me Mbap enë dhe Vinicius Xhunior i bën me krahë tifozët e tij. Sulmuesi brazilian thotë se Mbape do të transferohet shumë shpejt te madrilenët. Në një intervistë të dhënë për “Telefoot”, lojtari i Realit të Madridit është i bindur se Mbape do të transferohet herët a vonë.

Mbape-Vinicius

“Në pak kohë mendoj se Mbape do të vijë te Reali”, ishte deklarata bombastike e tij. Vinicius është duke shijuar pushimet e verës në Brazil dhe ka mirëpritur në shtëpinë e tij gazetarin francez Zhulië Mainar, me të cilin ndanë një bisedë dhe u ndalën te Mbape. “Mendoj se të gjithë tifozët e Realit të Madridit e ëndërrojnë Mbapenë.

Madje, jo vetëm të Realit. Të gjithë e duan në skuadrën e tyre. E do e gjithë bota, por në fund do të vijë te Reali. Nuk ka asnjë dyshim që do të fitojmë shumë trofe së bashku”, tha Vinicius. Ai tregoi edhe që flasin dhe shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. “Unë nuk e njoh Mbapenë, por flasim në ‘Instagram’.

Vinicius

I dërgoj dhe më dërgon mesazhe. Është një lojtar që e admiroj shumë dhe ka fituar disa trofe. Nëse vjen, realisht do të ishte shumë bukur dhe do të fitonim trofe”, tha Mbape për këtë temë. Një deklaratë e tillë bëhet në momentin kur Nejmar duket shumë pranë rikthimit te Barcelona.

Kujtojmë se Vinicius e ka thënë gjithmonë se idhulli i tij është “O’Ney” dhe do t’i pëlqente që një ditë të luante përkrah tij, por këtë gjë do ta bëjë realitet te kombëtarja e Brazilit. Prandaj ka zgjedhur që te Reali i Madridit t’i bëjë ftesë Mbapesë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"